Foto ilustruese

Kronikë

Pogradec/ Po kryente punime në banesë, djali gjen të murosura armatimet që kishte fshehur babai i ndjerë!

8 Korrik, 15:19| Përditesimi: 8 Korrik, 15:22

  • Share

Pogradec- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec. Një 32-vjeçar njoftoi Policinë vendore se gjatë punimeve në banesën e tij për rikonstruksionin e saj në fshatin Gurras, kishte gjetur një armë dhe sasi municioni të murosura.

Burime zyrtare konfirmuan sot (8 korrik) ngjarjen dhe se referuan materialet në prokurori për rastin.

Kallëzimi ishte bërë nga E. N., 32 vjeç, banues në Gurras, se ndërkohë që kryente punime në banesë, ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak.

“Ai ka dëshmuar se këto armatime i posedonte babai i tij, i cili nuk jeton më. Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia vendore.

Mendohet se ky armatim i përket vitit 1997 kur u hapën depot gjatë trazirave, por hetimet e mëtejshme pritet të zbardhin plotësisht ngjajen.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?