Babai me dy fëmijët në kanoe

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

11 Gusht, 17:10| Përditesimi: 11 Gusht, 17:13

  • Share

POGRADEC - Një baba me dy fëmijët e tij të mitur kishin dalë me kanoe në liqeinin e Pogradecit sot në mesditë, kur humbën kontaktet me familjarët e tjerë dhe më pas u desh ndihma e policisë me Jet Ski që ata të riktheheshin në breg pa probleme.

Policia u njoftua rreth orës 12:45 të mesditës së sotme nga bashkëshortja e Gj.R., i cili ndodhej në kanoe me dy fëmijët.

Menjëherë, ishin shërbimet e njësisë policore detare që bën të mundur lokalizimin e tyre dhe nxjerrjen në breg me jet Ski.

'Rreth orës 12:45, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pogradec, ka mbërritur një telefonatë, ku një shtetase kërkonte ndihmë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Gj. R., së bashku me dy fëmijët e tyre të mitur, kishin dalë në liqen me një mjet lundrues kanoe, dhe kishin humbur kontaktet.

Menjëherë shërbimet e Njësisë Policore Detare me  Jet Ski, dolën në liqen, ku bënë të mundur lokalizimin e kanoes me tre shtetasit larg perimetrit të sigurisë, dhe siguruan  kthimin në breg  të tyre pa probleme.', njofton policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?