Pogradec/ Po rikonstruktonte banesën, 27 vjeçari rrëzohet e zë muri poshtë

10 Korrik, 16:53| Përditesimi: 10 Korrik, 16:56

  • Share

Pogradec- Një aksident në punë është shënuar sot në qytetin e Pogradecit.

Një 27 vjeçar është rrëzuar  nga lartësia dhe i ka rënë përsipër një pjesë e murit.  I riu është transportuar në spital dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1,  Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar.    Aktualisht po merr mjekim, në spital.   Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?