Foto ilustruese

Kronikë

Pogradec, po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari

30 Qershor 2024, 13:48| Përditesimi: 30 Qershor 2024, 16:43

  • Share

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, pasi po transportonte në drejtim të Tiranës 17 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Autori me inicialet R.H., banues në Kodër-Kamëz, Tiranë transportonte emigrantë nga Vendet e Treta, me automjetin furgon tip "Opel" kundrejt fitimit, njoftoi sot policia.

Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin dhe një celular.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë së Korçës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?