Foto ilustruese

Kronikë

Pogradec/ Policia arreston 4 nga personat që dhunuan familjarët e komisionerit të PS, shpallen në kërkim 2 të tjerë

11 Maj, 20:18| Përditesimi: 11 Maj, 20:55

  • Share

Policia e Pogradecit ka vendosur në pranga katër nga personat të përfshirë në dhunimin e djalit dhe të bashkëshortes së komisionerit Entin Gega, i cili u dhunua nga Luan Tollozhina, mbështetës i PD.

Ata akuzohen për veprat penale "Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje". Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë.

Sipas policisë nipi dhe vëllai i Luan Tollozhinës shkuan në afërsi të banesës së komisionerit Gega, dhe dhunuan djalin dhe bashkëshorten e tij.

Ndërkohë Gega ka deklaruar se konflikti nisi pasi ai së bashku me të bijën e Tollozhinës po debatonin lidhur me procesin e votimin, sa i përket votimit të personave me aftësi të kufizuar. Sipas dëshmisë së komisionerit socialist, pas këtij debati ka qenë Tollozhina ai i cili i është afruar dhe e ka qëlluar me pretendimin se po i ngacmonte të bijën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Kapen dhe vihen në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim për dhunimin  familjarëve të komisionerit E.G.

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, dhe më pas disa persona dhunuan familjarët e shtetasit E.G,  ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë  lokalizuan kapën dhe vunë në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit :
L. K., 34 vjeç, dhe R. T., 37 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale " Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim konkretisht shtetasit  D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?