Pogradec/ Rritet numri i emigrantëve në Shqipëri, ndalohen 5 persona që po transportonin 20 kurdë e marokenë

5 Gusht 2020, 12:37| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 12:41

  • Share

POGRADEC- Numri i emigrantëve nga vendet në konflikt përgjatë muajve të verës ka pësuar rritje të konsiderueshme.

Disa persona nga Pogradeci janë kapur mbrëmjen e djeshme duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Këta persona i kanë marrë emigrantët në Devoll dhe prej aty janë nisur për t'i transportuar drejt Kryeqytetit. Sipas burimeve, ata lëviznin me dy mjete, njëri ishte bosh dhe udhëtonte i pari për të kontrolluar postblloqet duke ruajtur mjetit tjetër, ku ndodheshin 20 shtetas me origjinë kurde dhe marokene.

Pas sinjaleve të marra, policia e Pogradecit ka ndaluar drejtuesit e mjeteve, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e ploë të ngjarjes. Deri në këto momente ka shkuar në pesë numri i personave të ndaluar për këtë ngjarje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?