Foto ilustruese

Kronikë

Pogradec/ Sherr në lokal, goditen me gota dy persona! Shoqërohen në polici

21 Qershor, 17:46| Përditesimi: 21 Qershor, 17:52

  • Share

Një konflikt i nisur për motive të dobëta në një lokal në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit ka përfunduar me dëmtime fizike për dy persona. Personat M. Xh. dhe K. N. janë plagosur me gota dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

Në lidhje me ngjarjen, tre persona me inicialet A.K., N.Ç dhe D.Xh janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj. Policia apelon për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?