Pogradec - Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi shisnin kokainë në doza në zona të ndryshme të qytetit të Pogradecit.
Njëri prej tyre 18-vjeç u kap teksa po lëvizte me makinë pa leje drejtimi.
Ndërkohë në kërkim blutë kanë shpallur edhe bashkëpunëtorin e tyre 20 vjeçar.
Operacioni për kapjen e tyre u kodua “Portions”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për godtijen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve të kryera për 4 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Portions”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, shtetasit:
E. A., 29 vjeç, D. A., 18 vjeç, A. Sh., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në Pogradec.
Shtetasi A. Sh. u kap nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi kokaine.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. G., 20 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë shitur lëndë narkotike kokainë, në doza, në qytetin e Pogradecit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente
