Kronikë

Pogradec/ Shkatërruan shkollën 9-vjeçare të Buzaishtës, nën akuzë 2 të miturit! (VIDEO)

28 Gusht, 11:34| Përditesimi: 28 Gusht, 11:47

  • Share

Pogradec- Të miturit shkatërrojnë shkollën 9-vjeçare të Buzaishtës në Pogradec, Policia i merr nën akuzë.

Ngjarja ka ndodhur ditë më parë, teksa janë publikuar edhe pamjet e shkatërrimit dhe klasave të kthyera përmbys, me dëme të konsiderueshme materiale.

Mbetet i panjohur shkaku i kësaj dhune dhe sulmi ndaj institucionit arsimor.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi dyshohet se kanë dëmtuar disa banka dhe sende, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Buzaishtë”, tha shkurtimisht sot (28 gusht), Policia e Korçës për rastin.

Hetimet do i ndjekë prokuroria vendore, teksa të miturit hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?