Pogradec/ Shkolla e Stropckës rrezikon të mbyllet, prindër e fëmijë në protestë: Duan të na transferojnë në një shkollë 30 minuta larg

2 Mars, 17:50| Përditesimi: 2 Mars, 21:48

  • Share

Banorët e fshatit Stropckë në Njësinë Administrative Dardhas të Pogradecit kundërshtojnë projektin e Zyrës Arsimore për mbylljen e shkollës 9-vjeçare “Demokracia” dhe transferimin e nxënësve në shkollën e fshatit Lëshnicë.

Në shkollën “Demokracia” mësojnë 70 nxënës në klasa kolektive, të cilët shprehen të kënaqur me mësuesit dhe kushtet në godinën arsimore.

Jashtë kameras punonjës të Zyrës Arsimore në Pogradec thanë nuk është ne planet e afërta mbyllja e shkollës 9-vjecare “Demokracia”. Sipas tyre ka një projekt për reduktimin e klasave kolektive, por vendimi do të merret me dakordësinë e prindërve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?