Kronikë

Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet

23 Dhjetor 2024, 13:13| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 13:54

  • Share

Pogradec- Makina e një ish-efektivi të krimeve të policisë vendore në Pogradec është djegur gjatë natës në rrethana që paraprakisht dyshohen aksidentale, por nuk përjashtohet edhe një akt kriminal i qëllimshëm.

Bashkë me mjetin “Volkswagen” u dogjën pjesërisht edhe dy makina të tjera që ndodheshin pranë tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj. Policia vendore informoi se ngriti grup hetimor për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Ish-oficeri i krimeve Leonard Dervishllari kishte ditë që nuk e kishte lëvizur mjetin e tij, të cilin e kishte parkuar pranë banesës.

Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se grupi hetimor po vazhdon ende me hetimet, duke marrë gjithashtu edhe deklaratën e Dervishllarit.

Paraprakisht ai ka sqaruar për ish-kolegët se nuk ka konflikte dhe se nuk dyshon te asnjë njeri, përveç të tjerash është shprehur edhe se nuk dyshon që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Kujtojmë se së bashku me mjetin e ish-oficerit të policisë u dogjën pjesërisht edhe dy mjete të tjera të parkuara afër tij. 

Pavarësisht dëshmisë së ish-efektivit, grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat, edhe për shkak të detyrës që ka mbajtur më herët. Pritet ekspertimi auto-teknik, por nga këqyrja paraprake dyshohet për zjarr aksidental. 

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?