Kronikë

Pogradec/ Shkrumbohet stalla me bagëti në fshatin Çërravë, nuk dihen shkaqet! Fermeri: 170 dele janë djegur të gjalla

9 Tetor, 11:38| Përditesimi: 9 Tetor, 13:37

  • Share

Pogradec - Një stallë me bagëti është shkrumbuar plotësisht në fshatin Çërravë të Pogradecit gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas informacioneve paraprake dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në gjënë e gjallë. 

Duke qenë se stalla ndodhej larg fshatit, konstatimi për zjarrin është bërë nga i zoti vetëm mëngjesin e sotëm kur ka shkuar për të kryer shërbimet në stallë.

Pronari i stallës Agjërim Kapa jashtë kamerave në gjendje të rënduar emocionale u shpreh se dëmi është në më shumë se 170 bagëti (dele), te cilat sipas tij janë djegur të gjalla

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa policia dhe grupi hetimor po merren me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?