Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset 71-vjeçarja! Nga shpërthimi, dritaret e apartamentit përfunduan në rrugë

7 Gusht, 10:49| Përditesimi: 7 Gusht, 11:28

  • Share

POGRADEC- Një grua ka mbetur e plagosur pasi një bombol gazi ka marrë flakë, në apartamentin ku jetonte në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Agjensia’ në katin e dytë të një pallati.

Nga shpërthimi i fuqishëm i gazit janë shkulur edhe dritaret e banesës e kanë përfunduar në rrugë. Fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të dëmtuar.

Fqinjët e përshkruajnë shpërthimin si tërmet.

‘Shpërthimi sikur ra tërmet nga zhurma. Thamë u shemb ndonjë mur. I kemi shtëpitë afër.’- u shpreh një nga fqinjët.

Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikëse dhe policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

'Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P.,  71 vjeçe,  dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është  dëmtuar  71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje   dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?