POGRADEC - Për të katërtin vit radhazi në Pogradec u zhvillua maratona e notit “Agron Ruvina”, eventi më i rëndësishëm i sportiv ujor në vend.
Mbi 60 pjesëmarrës të moshave nga 15 deri 82 vjeç kanë garuar në 3 kategori, përgjatë 1 km vijë ujore në Liqenin e Pogradecit. Këtë vit pjesëmarrës kanë qënë notarë të ekipeve të Shkodrës, Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës.
Per kategorinë e fëmijevë cmimin e parë për femra e mori Viki Tafruku e Shkodrës dhe Jakob Çindoli i Elbasanit per meshkur. Ndërsa për kategorinë e të rinjve, vijën e finishit e prekën të parët Emi Kariqi dhe Danjel Danjo nga Tirana.
Ndërsa në kategorinë e veteranëve Enkeleda Tupa e Pogradecit dhe Andi Kongoli arritën të përfundonin të parët garën e notit. Tupa u shpreh se noti në Pogradec është ndër gjërat e para që mësohet nga cdo qytetar. Edhe kampioni pogradecar Kongoli ruan kujtime të shumta të rinisë.
82-vjeçari Sulejman Poda, është njëri prej notarëve elitë në vend, i cili për vite me rradhë ka trajnuar notarë të rinj. Teksa merr pjesë në maratonë thonë se dëshiron të sfidojë veten dhe jo të tjerët.
Maratona e notit në Podradec organizuar nga Sotiraq Iftica dhe Vladimir Mato është organizimi më i madh në këtë disiplonë teksa pritet që vitin e ardhshëm të ketë pjesëmarrje ndërkombëtare.