Kronikë

Pogradec/ U rrëzua teksa po lëvizte me motor, lëndohet 52-vjeçari italian (VIDEO)

27 Maj, 13:55| Përditesimi: 27 Maj, 15:18

  • Share

Pogradec- Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në Pogradec.

Një 52-vjeçar italian ka mbetur i lënduar pasi u rrëzua teksa po lëvizte me motor.

“Rreth orës 13:10, shtetasi italian E. B., 52 vjeç, duke drejtuar motomjetin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 

Shtetasi E. B. u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.K/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?