Kronikë

'Ulu të thashë', ndalohet në Pogradec furgoni me rreth 21 klandestinë! Efektivi me armë në dorë mundohet t'i mbajë në automjet, ata shpërthejnë derën dhe largohen me vrap nëpër qytet

7 Shtator 2021, 13:58| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 20:03

  • Share

Rreth 21 kladestinë i kanë 'shpëtuar' nga duart policisë në Pogradec, duke u larguar me vrap në mes të qytetit. Në bazë të informacioneve të marra, patrulla e policisë ndaloi një furgon në mes të qytetit, ku ndodheshin klandestinët, po ata fillimisht kanë ikur nëpër qytet për disa minuta dhe më pas janë kapur. 

Në videot e siguruara nga 'Report Tv' shihet një efektiv policie, me armë në dorë teksa urdhëron klandestinët të ulen, duke tentuar t'i mbajë brenda furgonit, urdhër i cili nuk zbatohet nga këta të fundit. Duke përfituar nga fakti se kishin përballë vetëm 2 efektivë policie, njëri prej të cilëve merrej me drejtuesin e mjetit, klandestinët hapin me forcë derën e furgonit, ndërsa polici, i vetëm, në pamundësi për t'i kapur të gjithë, qëndron me pistoletë në dorë duke i parë teksa largohen.

Të pafrikësuar nga pistoleta apo uniforma e policit, klandestinët, mes tyre gra dhe fëmijë, dalin nga errësira e furgonit dhe shpërndahen rrugëve të qytetit pa e ditur se ku po shkonin.

Pas disa minutash janë kapur 15 prej tyre ndërsa deri më tani 21 thotë policia. Nuk dihet nëse ka qenë më i lartë numri i të larguarve nga furgoni pasi policia nuk e specifikon një gjë të tillë. Ndërkohë është identifikuar edhe drejtuesi i furgonit Enrik Shyti i cili është vënë në pranga.

Një numër i lartë emigrantësh të paligjshëm janë kapur në vendin tonë, të përdorin Shqipërinë si tranzit për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian. Mbi 100 persona të shtetësive nga vendet e lindjes janë kapur vetëm në 2 ditët e fundit në Shqipëri.

Ora 19:51
Pogradec/ Emigrantët hapën derën e furgonit me forcë dhe u shërndanë në qytet, policia: Janë kapur 21 prej tyre! Arrestohet shpërndarësi

Policia ka dhënë informacion zyrtar për arratisjen e emigratëve në Pogradec. Arrestohet  Enrik Shyti i cili është kapur ditën e sotme duke i transportuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Shyti iu kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE kundrejt shpërblimit. Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet. Policia bën me dije se 21 emigrantë janë kapur sërish dhe ndodhen në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet në kuadër të operacionit policor "Perimetri".

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip furgon të markës "Benz", emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, menjëherë u angazhuan për gjetjen e tyre, ku 21 emigrantë të paligjshëm aktualisht ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 07/09/2021 21:59

    Keta bark gjonit dhe zemer gjonit . I presin ne aroport si njisha kurse ketej indjekin me polici .. leni rehat refugjatet te kalojn sipuna jon qemi heq dynjan perte ardhur ne Europe.

    Përgjigju
  • Laveri: 07/09/2021 13:45

    Eshte taktike kjo qe shteti qe i ka nuk i pengon te kalojne ilegalisht kufirin. Edhe Greqia kete po ben, nuk i ndalon ne dogane se ka urdher qe sa me shume te largohen nga Greqia.

    Përgjigju
  • Ambiciozi: 07/09/2021 12:41

    Ore budallenj do ju mbesin emigrantet në shqiperi se nga 1 milion apo 2 milion që do kalojne po nuk i percollen na mbeten ketu ne bathore! Greqia po i percjellka në shqiperi mesa duket

    Përgjigju
  • Beni: 07/09/2021 12:35

    Po si keshtu, keta kapin ne kufi nje shqiptar pa test kovidi dhe nuk kapin 40 te fshehur ne makine?

    Përgjigju
  • Desi: 07/09/2021 12:03

    Polici.... uau. Ne vend te kishte nje tufe me lule, si Rama, ai me revole.

    Përgjigju
    • Klodi: 07/09/2021 12:25

      Djali Sorosit para disa ditesh kritikonte Greqine qe ngriti mur me Turqine. Sipas tij nuk ka nevoje per mure, por duhen pritur refujgatet, nuk ka rendesi mesa duket per te edhe sikur te jene me miliona. Dhe lideri yne global sorosian normal qe nuk do te ngreje asnje mur.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?