Foto ilustruese

Pogradec/ Vihet nën hetim 61-vjeçari që po ndërtonte pa leje! U konfliktua fizikisht me 3 komshinjtë, ata i dëmtojnë lokalin

14 Prill, 14:15| Përditesimi: 14 Prill, 14:18

  • Share

POGRADEC – Një 61-vjeçar është vënë në hetim pasi është kapur duke kryer punime pa leje.

Gjithashtu 61-vjeçari i identifikuar me inicialet U.Z. është përfshirë në një konflikt për motive pronësie me tre komshinjtë e tij.

Blutë sqarojnë se gjatë konfliktit ai i ka kanosur dhe goditur fizikisht, ku edhe komshinjtë e identifikuar me inicialet N. H., F. H., dhe Sh. H., kanë dëmtuar lokalin e 61-vjeçarit.

Edhe komshinjtë janë vënë nën hetim nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin U. Z., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje. Gjithashtu 61-vjeçari, është përfshirë në një konflikt dyshohet për motive pronësie, me tre komshinjtë e tij, gjatë të cilit i ka kanosur dhe goditur fizikisht, ku edhe shtetasit N. H., F. H., dhe Sh. H., kanë dëmtuar lokalin e tij”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?