Pogradec- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një nga kioskat e shërbimeve në qytetin e Pogradecit, në zonën e ‘Turizmir të Vjetër’.
Ky ambient përdorej për tregti ambulante, ndërsa paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.
Duke qenë se kioska ndodhet pranë njësive të tjera të cilat tregtojnë, kjo situatë ka krijuar panik dhe ka rrezikuar përhapjen e flakëve edhe tek objektet e tjera ngjitur.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfiksja, e cila ndërhyri për të bërë të mundur shuarjen e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Policia vendore po vijon edhe hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve të zjarrit.
Komente
