Pogradeci çel sezonin turistik, Klosi: Operatorët të përgatisin oferta promovuese për pushuesit

21 Qershor 2020, 16:44| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 17:46

  • Share

Qyteti i Pogradecit ka çelur sot sezonin turistik, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

Në vijim të aktivitetit u mbajt edhe një takim me operatorët e biznesit ku u diskutua mbi mënyrën se si do të jepet shërbimi këtë vit,në një nga sektorët më të prekur i cili është pikërisht turizmi. Klosi tha se turizmi ka nevojë të aktivizohet dhe si të tillë ai e sheh të nevojshme këtë bashkëbisedim me hotelierët dhe operatorët turistikë për të pasur një sezon të mbarë.

Në këtë mënyrë Klosi vuri theksin në shkëmbimin turistik me Kosovën,duke qenë se qarku i Korçës shpreh interes të madh për turizmin kosovar.

"Viti 2020 me të gjitha parashikimet po shënonte një sukses të jashtëzakonshëm në Janar kishim 18% më shumë se sa janari i 2019, shkurti ishte 20 % më shumë. Pandemia na goditi edhe ne, qytete si Pogradeci verën e ka nj periudhë shumë të suksesshme turistike. Padyshim kane vuajtur problematika, por mendoj që qeveria e di debatin e di shqetësimin edhe në kuadër të pandemisë në kuadër të dy paketave që ndërtoi qeveria sektori i turizmit u adresua më shumë se çdo sektor tjetër edhe sot sektori përsëri ka disa lehtësira, të gjitha lehtësirat për të mos paguar taksat fiskale dhe tatime për vitin 2020 për t'i shtyrë ato në vitin 2021", tha Klosi.

Ajo se çfarë duhet të bëjë biznesi është pikërisht ofrimi i ofertave dhe paketave pozitive,në këtë mënyrë Klosi ka nxitur operatorët dhe hoteleritë të përgatisin sa më shpejt oferta të përbashkëta për t'i promovuar.

"Ne sot një nga pjesët e agjendës sonë kemi ndarjen e certifikatave për dhjetëra struktura akomoduese dhe këto janë realitet në zonën e Pogradecit, të Korçës dhe në gjithë këtë qark shumë turistik. Në kuadër të politikave që po përgatisim në reformimin e buxhetit për vitin 2020 dhe për të parë se çfarë do të ndodhë post krizës së pandemisë padyshim promovimi i destinacioneve në Shqipëri dhe i logos në Shqipëri do të jetë pjesë e punës së Ministrisë së Turizmit, por këtë nuk e bëjmë dot nëse dhe hotelieret nuk e kuptojnë që ka ardhur koha të kemi një komunitet i cili punon dhe mbron veten ashtu siç duhet. Duhet të furnizoheni me klientë dhe këtë duhet ta bëjnë opetatorët turistikë së bashku me shtetin për të prmovuar destinacion, por përsëri kemi nevojë që të kemi një komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin dhe këtë komunikim ta bëjmë gjithmonë dhe më aktiv", thotë ministri Klosi.

Në këtë vit të vështirë, Klosi tha se e rëndësishme është të promovojnë turizmin e brendshëm nëpërmjet agjensive turistike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vjosa: 21/07/2020 23:56

    C'ESHTE AI LOKAL I SHEMTUAR PAS SHPINES TENDE O BLENDI KLOSI,,,,AI LOKAL I SHEMTUAR DUHET TE SHEMBET NJE ORE E ME PARE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?