Kronikë

Pogradeci çel sezonin turistik për vizitorë vendas e të huaj, Kapri: Janë marrë të gjitha masat për mikpritjen

16 Qershor 2018, 20:52| Përditesimi: 16 Qershor 2018, 21:36

  • Share

Pogradeci ka çelur sezonin turistik si çdo vit për të pritur vizitorë nga çdo vend i botës. Me panaire të ndryshme dhe me një atmosferë të ngrohtë, edhe ky sezon u çel nga Bashkia e Pogradecit si një nga eventet më të rëndësishme për këtë qytet.

Qindra pjesëmarrës u bënë pjesë e këtij organizimi për të provuar gatimet tradicionale të zonës si edhe për të parë objekte të ndryshme që tregojnë shumë për traditën e vendit. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri ka treguar masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, i cili pritet të tërheqë shumë vizitorë. 

Ndër të tjera, ajo që vihej re, është bashkëpunimi mes vendeve fqinje, kryesisht me Maqedoninë. Ky bashkëpunim është pohuar edhe nga kryetari i bashkisë së Strugës, i cili shprehet se vizitorët do të jenë të shumtë edhe nga Maqedonia. 

Çelja e sezonit turistik konsiderohet si një prej eventeve më të rëndësishme për qytetin juglindor, i cili pret e përcjell turistë të shumtë vendas por edhe të huaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?