POGRADEC – Pak ditë pasi larguan nga roli i trajnerit Samuel Nikaj, Pogradeci që militon në Kategorinë e Parë të futbollit ka ulur në stol një emër të njohur si Ardian Mema.
52-vjeçari në të kaluarën në Shqipëri ka drejtuar ekipe si Tirana, Kastrioti dhe Partizani.
Pas 12 javëve kampionat, Pogradeci mban vendin e tetë me 15 pikë të grumbulluara. Sfida e radhës për juglindorët në kampionat do të jetë ndaj Lushnjës, por Mema pritet të bëjë debutimin në Kupë ndaj Kukësit.
Komento