Kronikë

Pogradeci, Ohri e Struga takim në 'Ditën e Liqenit', kryetarët dakord për një paketë e përbashkët turistike

22 Qershor 2021, 19:53| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 20:07

  • Share

"Dita e Liqenit" bëri bashkë në Pogradec tre kryetarët e bashkive të vijës liqenore të Ohrit, në territorin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.  Ata ranë dakord për të ofruar një paketë e përbashkët turistike ndërmjet Pogradecit, Ohrit dhe Strugës që do ti jepte një zhvillim më të madh ekonomik këtyre tre bashkive.

Në këtë takim është folur edhe për problematikat me të cilat përballen këto bashki, siç është mungesa e pastërtisë në liqen dhe ndërtimet pa leje rreth tij.

Kryetari i bashkisë së Strugës Ramiz Merko tha se shqetësim mbetet prania shumë e madhe e kallamishteve në bregun e liqenit në të tre bashkive, ashtu siç ngriti shqetësimin e ndërtimeve pa leje në bashkitë Strugë e Ohër. Ai tha se Struga është më e anashkaluar sa i përket investimeve në kuadër të një turizmi të përbashkët.

“Kemi mungesë të madhe të hoteleve, të shtretërve dhe kërkojmë me çdo kusht të na lejohet. Për të na u lejuar duhet të marrim pëlqim nga qeveria”, tha Kryebashkiaku i Strugës, Ramiz Merko.

Për kryetarin e Bashkisë së Ohrit Kostandin Gerorgevski është i nevojshëm unifikimi i ndërtimeve përgjatë bregut në të tre bashkitë, sipas planit rregullues të miratuar nga UNESCO.

“Ne kemi një plan për menaxhimin e ndërtimeve dhe në fakt i gjithë rajoni është i mbrojtur nga UNESCO, ndaj i njëjti plan urbanistik duhet të zbatohet ne tre bashkitë. Ndërtimet pa leje mendoj se duhet të shemben si në Strugë ashtu dhe në Shqipëri, u shpreh, Kryebashkiaku i Ohrit, Kostandin Georgevski.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli u ndal tek bashkëpunimi në fushën e turizmit.

“Vetëm liqeni na bashkon. Do bashkëpunoj me ta për të mirën e qytetarëve rreth këtij pellgu liqenor. Është në të mirë  që njerëzit të lëvizin përmes liqenit dhe besoj se nuk ka ndonjë pengesë ligjore”, tha krye bashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Duhet theksuar se gjatë 30 vite të fundit të tre bashkitë kanë pasur takime të shpeshta, por pa rezultate të dukshme sa i përket rritjes së numrit të turistëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?