ELBASAN - KF Tirana - Pogradeci, kjo do jetë finalja që në fund do vendos se cila nga dy skuadrat do luajë sezonin e ri në Superligë. KF Tirana e shumë problemeve ia doli që ta mbyllë në vendin e tetë të elitës, duke qenë në play-out.
Nga ana tjetër Pogradeci që në sezonin e rregullt të Kategorisë së Parë u rendit në pozitën e pestë, ia doli që në play-out të kalonte Burrelin dhe më pas Besën për të kërkuar surprizën e madhe.
NDESHJA - Në "Elbasan Arena" të hënën dueli ishte me emocione, kjo edhe për faktin se nga Kavaja dhe Pogradeci kishin udhëtuar një numër i konsiderueshëm tifozësh. Rëndësia e ndeshjes pa dy skuadra mbrojtëse dhe dueli do vendosej nga një gol i Festim Alidemës.
Në minutën e 14-të, Alidema realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe sfera së pari u përplas në shtyllën e djathtë pingule të portierit Ahmetaj, para se të përshëndeste rrjetën. Edhe pse pjesa e dytë pa Besën në kërkim të barazimit, diçka e tillë nuk ndodhi dhe do jenë liqenorët që do sfidojnë Tiranën për një vend në Superligë edicionin e ri.
Komente
