Kronikë

Pogradec/ Me armë, drogë e shufër metalike me mbishkrimin 'Policia', arrestohet 27-vjeçari i dënuar më parë për vrasje (EMRI)

18 Qershor, 08:39| Përditesimi: 18 Qershor, 10:24

  • Share

Pogradec- Një 27-vjeçar i dënuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Fabio Hila në shtator të 2016-ës, është arrestuar sërish nga uniformat blu për disa vepra penale.

Fabian Muçollari, me precedentë kriminal dhe i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u arrestua pasi blutë u vendosën në ndjekje të tij pas informacioneve se posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit.

Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës në lagjen nr. 1, Fabian Muçollarit iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë).

I riu vrau bashkmoshatarin e tij me breshëri kallashnikovi për shkak të një vajze. Gjatë dëshmisë së tij para toga të zeza Muçollari tha se e vrau viktimën e i kishte ngacmuar shoqen e ngushtë dhe fjalët e tij  e kishin prekur në sedër.

"Fabio ngacmonte shoqen time të ngushtë. Ne nuk njiheshim me njëri-­tjetrin, por e kontaktova nga Facebooku. I kërkova fillimisht të mos e ngacmonte atë vajzën, por ai ma ktheu me ironi dhe tallje çdo përgjigje. I kërkova prapë që ta lërë të qetë atë vajzën, por nuk e ka bërë. Gjatë gjithë kohës unë i flisja seriozisht, por atij i dukej vetja epror dhe të dy u nxehëm. Nisëm të fyenim njëri­tjetrin dhe pasi e mbyllëm bisedën, unë nuk arrija të gjeja qetësi.

E gjeta numrin e tij të celularit dhe e telefonova. Ai sërish më foli keq dhe i kërkova të më tregonte ku ndodhej që të sqaroheshim përballë dhe jo me llafe. Më tregoi lokalin dhe i shkova atje. Nuk ishte vetëm, por me disa shokë. Atje më tha disa fjalë që më prekën në sedër. Mendja më shkoi menjëherë tek arma që kisha fshehur mbrapa shtëpisë. Shkova te vendi ku e kisha groposur, e nxora dhe u ktheva te lokali, atje e qëllova dhe ika. Nuk e dija nëse e kisha vrarë apo jo”, ishte dëshmia e tij.

Në 2017-ën Muçollari u dënua nga Gjykata e Korçës me 12 vite burg. Prokuroria kishte kërkuar 24 vite burg për tre akuza: Vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe plagosje e rënde me dashje, por nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e 1/3 së dënimit dhe kërkesa përfundimtare e Prokurorisë ishte 18 vite burg të cilës i zbritet 1/3 e dënimit, si përfitim nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se 27-vjeçari kishte dalë nga burgu në qershor të vitit të kaluar (2024).

"Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe i punës së pandërprerë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, për një shtetas  që posedonte armë zjarri dhe shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Pogradecit, shtetas me precedent kriminal,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Krimeve të Rënda dhe Shqiponjat,  organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cold Hand”.

Gjatë operacionit, shërbimet Operacionale të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Pogradec, me rrezikshmëri shoqërore.

Gjatë kontrollit fizik, kontrollit të automjetit dhe kontrollit të banesës në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasit F. M. iu gjetën në një çantë krahu një shufër metalike me mbishkrimin “Policia”, 2 armë zjarri pistoletë, 1 silenciator, 3 krehra, 1 shkop metalik, një pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 5 aparate celularë, 2 karta banke, 1 pasaportë biometrike dhe një shumë parash (lekë, euro dhe dollarë australianë). Gjithashtu u sekuestrua  dhe automjeti i tij", njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 18/06/2025 09:41

    27 vjec por duket si me qen 16 ca haka ky si duket kaq i ri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?