Pogradec/ Si kamionët për në Londër, durrsaku modifikon makinën që të mos pikaset nga policia, po i dështon plani! Kapet me 9 emigrantë të paligjshëm brenda

7 Shkurt 2022, 14:48| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 15:26

  • Share

POGRADEC- Operacioni "Perimetri" për transportimin e paligjshëm të emigrantëve vijon e në këtë kuadër ka rënë në pranga një tjetër person.

Report Tv mëson se është arrestuar 25-vjeçari, Stjuart Mullalli, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si kamionët për në Londër, edhe i  riu "i kishte marrë masat" që gjatë transportit të mos kapej nga Policia. Prandaj edhe kishte modifikuar kamionçinën e tij.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin S. M., me mjetin tip kamionçinë të markës “Benz”, i cili kishte modifikuar rimorkion e mjetit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, gjatë kontrollit të të cilit u konstatuan 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore, njofton Policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?