POGRADEC - Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Pogradec.
Policia ka arrestuar një 31 vjeçar pasi në fshatin Tallë në vendin e quajtur ‘Uji i Ftohtë’, dyshohet se kishte kultivuar 610 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
'Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.'
Më tej gjatë kontrollit në territor policia gjeti 1 armë gjahu dhe municion ushtarak të cilat u sekuestruan.
Policia arrestoi Danjel Skënderi, 31 vjeç banues në Divjakë në fshatin Çermë-Sektor.
'Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.'
Ai është në hetim për kultivim të lëndëve narkotike dhe prodhim dhe armëmbajtje pa leje.