Poker në Berat, policia heton pronarin e lokalit dhe 11 të tjerë! Sekuestrohen çipsat dhe letra e  bixhozit

18 Prill 2022, 10:05| Përditesimi: 18 Prill 2022, 10:10

  • Share

Një pronar lokali dhe 11 të tjerë janë nën hetim nga institucionet ligjzbatuese për akuzën e organizimit të lojëra të fatit.

Policia njofton se A. Gj., 27 vjeç, banues në Berat, organizator i kësaj veprimtarie, si dhe 11 të tjerët, pjesëmarrës në lojë,  tashmë po procedohen penalisht.

“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës që shtetasi A. Gj. e kishte marrë me qira, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar policia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?