Premier League e futbollit në Angli vijoi me javën e 21-të. Kryesuesit e Liverpoolit siguruan tri pikë në udhëtim, duke mundur 0-4 Bournemouth. Djemtë e Klopp vijojnë të qetë në krye të renditjes.
Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, pasi e para u mbyll me rrjeta të paprekura. Nunez në të 49 minutë shënoi golin e parë, për t'i lënë radhën Diego Jotas, që në minutat 71 dhe 80 gjeti dy gola. Në shtesën e tretë ishte sërish Nunez që gjeti golin e katërt. Diopetë nga Nunez dhe Jota për tri pikë dhe kreun.
Tanimë të kuqtë shkëputen me pesë pikë nga Man. City dhe me 48 pikë prijnë kreun e Premier League. "Qytetarët" e Guardiolës kanë një ndeshje më pak. Po këtë të dielë, Sheffield United barazoi 2-2 me West Hamin.