Sport

‘Poker-i’ kundër Luftëtarit i jep kreun Laçit, Flamurtari shtang Bylisin në minutat e fundit

14 Dhjetor 2019, 16:20| Përditesimi: 14 Dhjetor 2019, 16:22

  • Share

Bylis ka humbur mundësinë për të marrë përkohësisht kreun e Superilgës pasi skuadra e drejtuar nga Dovedan ka barazuar me rezultatin 2-2 në transfertën kundër Flamurtarit. Në Vlorë të parët kaluan në avantazh vendasit të cilët në minutën e 19 realizuan me Sukajn, ndërsa në vijim Bylisi përmbysi me ‘dopietën’ e Guindo-s.

U duk sikur ky takim do të fitohej nga ballshiotët, por në minutën e 87 Flamurtari barazoi me Nebiun, një rezultat që më pas rezultoi edhe përfundimtar.

Ndërkohë atë që sa ka bërë Bylsi e ka bërë Laçi, që falë fitores 4-0 kundër Luftëtarit është ngjitur në kreun e kampionatit me 25 pikë, po aq sa Partizani. Skuadra e drejtuar nga Cungu zhbllokoi që në minutën e 17 me Xhixhën, ndërsa para se të mbyllej pjesa e parë realizoi edhe Nuabueze. Në pjesën e dytë pati vend edhe për ‘dopietën’ e Tekos.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kalon për gjykim dosja 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?