Horner dhe Verstappen

Polemika te Red Bull, Max Verstappen mbron të atin në 'konfliktin' me Horner! Mercedes 'fërkon duart'

7 Mars, 16:15| Përditesimi: 7 Mars, 16:16

  • Share

Formula 1 kthehet këtë fundjavë me garën e Arabisë Saudite në cirkuitin e Jeddah. Gara e së shtunës në orën 18:00 do jetë e dyta për këtë sezon, me Max Verstappen të Red Bull që fitoi në Bahrein.

Gara e dytë e sezonit e gjen Red Bullin jo në një situatë fort të mirë, kjo për shkak të një diskutimi në distancë mes të atit të Max Verstappen, Jos dhe shefit të skuderisë, Christian Horner.

Kreu teknik i Red Bull u lirua nga akuzat se kishte ngacmuar me fjalë të pahijshme një pjesëtare të ekipit, me të atin e Verstappen që doli kundër një vendimi të tillë.

Tanimë Max është krah të atit, ndërsa mediet në Britaninë e Madhe tregojnë se Mercedes Benz po 'fërkon duart' për të pasur në ekip kampionin e trefishtë nga sezoni 2025.

"Babai im, nga mënyra se si unë e njoh atë në garë, është shumë i hapur dhe nuk është gënjeshtar, kjo është e sigurt. Babai im dhe unë jemi shumë të afërt. Ne flasim çdo ditë", tha Verstappen për Reuters, përpara Çmimit të Madh të Arabisë Saudite të kësaj fundjave.  

Pas komenteve të Jos Verstappen dhe fjalëve për "krisje" në ekip, Red Bull tha në një deklaratë: “Kjo është e pavërtetë. Ne jemi të bashkuar si një ekip dhe jemi të përqendruar në garat që vijnë".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?