Arbitri Szymon Marciniak dhe Lionel Messi

Sport

Polemikat në finalen e Botërorit, UEFA vendos arbitrin e finales Manchester City - Inter

22 Maj 2023, 14:35
  • Share

Polaku Szymon Marciniak do të jetë arbitri i finales së Champions League mes Manchester City-t dhe Interit. E programuar për në datën 10 qershor në Stamboll, dy skuadrat do kërkojnë trofeun më të rëndësishëm për klube në Kontinentin e Vjetër.

UEFA ia ka besuar këtë finale një prej arbitrave më të mirë në muajt e fundit. Marciniak pak javë më parë drejtoi edhe gjysmëfinalen e parë Champions mes Real Madridit dhe Manchester City, ndeshje që përfundoi 1-1 më Spanjë. 42-vjeçari ishte ai që vendosi drejësinë në finalen e Botërorit Katar 2022 mes Argjentinës dhe Francës, me amerikano latinët që ngritën trofeun jo pa polemika për gjykimin.

Vendosja e UEFA-s duket se ka të bëjë me paraqitjet e mira të polakut në arenën evropiane, teksa kandidat ishte edhe francezi Clement Turpin. Polaku është një ish-futbollist që u tërhoq nga fusha e lojës për t'iu përkishtuar arbitrimit qysh prej 2009 dhe prej 2011 është arbitër me stemën e FIFA-s.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?