Polemikat për arrestimin e Metës, video kur kreu i Partisë së Lirisë pushoi gardistët

21 Tetor, 23:04| Përditesimi: 22 Tetor, 02:04

  • Share

Ka pasur shume polemika pas arrestimit te kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mesditën e 21 tetorit 2024 pasi u shoqërua me forcë nga dhjetëra forca policie.

Ndërkohë, në makinë ndodhej vetëm me sekretarin organizativ dhe nuk ruhej nga garda, siç parashikohet për një ish-president.

Por, Shqiptarja.com sjell në vëmendje këtë video e publikuar më 9 prill 2024, kur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa mbante një fjalim tregon se ka dëbuar gardistin Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh. Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.

“Unë dal në mes të Tiranës pa bodyguard, s’më duhen. Unë i kam përzënë bodigardët e Gardës së Republikës, sepse ata nuk janë punonjës të gardës, ata janë patronazhistë të rilindjes", tha ai. 

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HEMI: 22/10/2024 07:54

    A MER ALTIN DUMANI TE LUMTE PALLA.....NUK DUAN ASGJE TJETER SHQIPTARET VECSE ILIR METEN DHE SALI BERISHEN NE BURG....JU BEFTE DITA 7000 ATYRE QE I FUSIN NE BURG KETO KAVJE POLITIKE QE E PERDHOSEN SHQIPERINE DERI NE KETE GRADE.....ISHALL KALBEN NE BUREG DERI 80 VJEC...MERRINI PRONAT E MAKINAT EDHE ATO KALAMAJT LEJANI RRUGVE

    Përgjigju
  • Bledi: 22/10/2024 02:37

    Nuk eshte serioze madje eshte injorance te thuash qe Meta ma pushuar pononjesit e Gardes. Ate nuk jane per sigurine e Metes por te ish presidentit. Sa pyka qe jeni ju ramistet more.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?