Polentë me proshutë dhe salcë
Përbërësit:
- 2 litër ujë
- 1 lugë kripë e trashë
- 300 miell i verdhë misri
- 150 gr proshutë derri
- 100 gr djathë deleje kaçkavall
- 50-70 gr gjalpë
- 3 lgj vaj ulliri
- 1/2 qepë e vogël
- 1 thelpi hudhër
- 8-10 gjethe borzilok
- 500 gr domate ose 400 gr domate kutie
- Piper sipas shijes
Përgatitja:
Përgatisim polentën me ujë, kripë dhe miell të verdhë. Paralelisht vendosim domatet për një minutë në ujë të vluar, heqim cipën dhe i grijmë trashë. Nëse përdorim salcë domate kutie nuk i kullojmë vetëm i copëtojmë pak. Në një tenxhere, në zjarr të ulët, kaurdisim qepën derisa të bëhet e tejdukshme, shtojmë hudhrën, domatet dhe borzilokun. E lëmë salcën të gatuhet për 15-20 minuta. Kur polenta të jetë në gjysmën e gatimit, shtojmë proshutën e derrit, djathin dhe copat e gjalpit dhe e trazojmë shpesh. Kur polenta të jetë gati e hedhim nëpër pjata dhe e spërkatim me salcën e domates.
Komente
