Gazetari Poli Hoxha i ftuar në “Pa Protokoll” në Report Tv u ndal te pikat ku mund të kapet Greqia me qeverinë shqiptare sa i përket çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për shit-blerje votash.
“Rama s’ka asgjë në dorë për çështjen e Belerit. Rama ka në dorë vetëm burgjet. Po të jetë për burgjet Rama ka në dorë. Edhe ata të Durrësit janë pasha. Vetëm burgjet ka në dorë Rama, pjesën tjetër e ka SPAK. Këtu ia kanë lënë topin në dorë qeverisë. Betimin e kanë në dorë burgjet dhe burgjet thoshin nuk e kemi në rregullore në këtë rast, kemi për tu martuar kur të vdes babai. Grekët nëse do ta godasin dhe nëse po mbahen po mbahen te SPAK e qeveria. Në këtë kuptim i vetmi fill i dobët është ky fakt që shko e ktheje përsëri në burg. Ky është topi në dorë të Edi Ramës”, tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
Reforma në Drejtësi, avokat Ngjela: Është strukturuar e ndërtuar nga Washingtoni! Socialistët zgjodhën të mos prisheshin me Amerikën
B.K//ReportTv.al