Poliçan- Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Zgërbonjë, në Njësinë Administrative Vërtop të Poliçanit, në qarkun e Beratit.
Zjarri ka përparuar drejt kodrës me pisha, teksa dy mjete zjarrëfikëse nga Berati u kanë shkuar në ndihmë dhe pas përpjekjeve situata është vënë nën kontrroll.
Flakët u favorizuan edhe nga era dhe temperaturat e larta. Drejt zonës së zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse me 7 efektivë nga Berati.
Zjarri u përhap edhe për shkak se forcat nuk ndërhynin dot me mjete si pasojë e terrenit, gjë që bëri që zjarrëfikësit ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.
Edhe pse situata është vënë në kontroll, zjarrëfikësit janë duke mbajtur në monitorim vatrat e nxehta të zjarrit, që të mos riaktivizohen dhe pritet të bëhet bilanci i dëmit dhe të zbardhen shkaqet e vatrës.
Komente
