Poliçani 'i vendosi' traun koronavirusit! Debati polici-bashki e zëvendëson me postbllok

26 Mars 2020, 19:38| Përditesimi: 26 Mars 2020, 19:47

  • Share

Lëvizja nga njëri qytet në tjetrin është ndaluar nga qeveria me Akt Normativ, ndërsa lejohen të lëvizin vetëm kategoritë e autorizuara. Por bashkia e Poliçanit me një vendim të Këshillit Bashkiak mëngjesin e sotëm vendosi një tra duke ndaluar hyrjen në qytet të personave që vijnë nga zonat e prekura. Në postbllok qëndronte policia bashkiake e qytetit të Poliçanit. Por policia e rendit ka ndërhyrë duke hequr traun, ndërsa postblloku për të kontrolluar lëvizjet qëndron.

Në hyrje të qytetit është vendosur tabela STOP, ndërsa qëndrojnë efektivë të rendit dhe bashkiakes. Kryetari i bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj u shpreh se trau u vendos me qëllim izolimin e qytetit. “Me vendim të këshillit bashkiak, duke parë situatën e rëndë në të gjithë Shqipërinë dhe gjithë botën, qyteti i Poliçanit është qyteti më i rrezikuar pasi ka një kontingjent të tillë banorësh që kanë punuar prej vitesh në kombinatin mekanik në Poliçan, që janë të rrezikuar nga mushkëritë, dhe janë me kartela prej 20 vitesh.

Janë 800 familje që rrezikojnë jetën nga momenti në moment dhe nëse ka një rast këto familje nuk i mbushin një orë. Për këtë u detyruam që të marrim masa të jashtëzakonshme. Me miratim edhe nga policia e shteti, ngritëm një postbllok i cili do të jetë filtër për qytetin tonë për të gjithë ish-banorët e qytetit që jetojnë në Itali apo në Tiranë që të mos lejohen të futen derisa të kalojë kjo epidemi” tha kryebashkiaku.  

Trau që ishte vendosur paradite, ndërsa pasdite u la vetëm postblloku në hyrje të qytetit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban Borshi: 27/03/2020 06:27

    rrofte sebepi i covid-19, e kthehemi perseri e perseri te kultura "si kala e pamposhtur ti qendron" ne malet e Skraparit.

    Përgjigju
  • tironci: 26/03/2020 21:29

    Qe nga modeli flokve duket ca lloj molli eshte kryebashkiaku hahaha ishalla po e sjellin ne tirone te vej dhe ketu postobllok

    Përgjigju
  • Tiku: 26/03/2020 20:05

    Vetem dogana i mungonte ketij se ka 20 e ca vite qe e ka marre peng ate qytet dhe ben ca i do b......eshte sulltan dhe bashkine e ka shnderruar ne harem.Do kete mbjelle ndonje shkurre sivjet e do te kontrolloje kush hyn e del .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?