‘Policë për kokë’ filmi aksion-komedi rikthen në Shqipëri, aktorin e famshëm Nik Xhelilaj: Sëbashku me Bylykun luaj 'dedektivin' për zbulimin e grabitjes mafioze

2 Gusht 2022, 18:00| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 10:10

  • Share

"Policë për kokë" është filmi më i ri që po xhirohet në vendin tonë. Filmi aksion-komedi ka në fokus punën e dy detektivëve të cilët duhet të zbardhin grabitjen e një valixhe me një përmbajtje shumë delikate nga një grup mafioz. 

Teksa i shkëputëm nga xhirimet, aktorët kryesorë Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku të cilët luajnë rolet protagoniste Xhino dhe Maks, tregojnë detaje për filmin dhe karakteret që ata duhet të luajnë.

“Në skenar kishte një strukturë të mirë dramaturgjike dhe thash pse jo. Aldo më propozoi diçka tjetër, por isha unë të isha një nga protagonistët dhe nuk gabova se po ja kalojmë shumë mirë dhe ka një kimi me Olsin”, tregon aktori, Nik Xhelilaj. 

“Jam shumë i emocionuar. Ka presion të madh si rol. Jam në 80% të skenave. Korrik-gusht në xhirime. Emocion shumë i bukur. Puna bëhet më e lehtë kur ke stafin e duhur, regjizoren e duhur për të arrit një prodhim që ka munguar në Shqipëri. Mendoj se nuk është filmi i garave, por shpirtit. Të gjithë po japin maksimumin e vet. Mendoj se publiku do e përqafoje si film, pasi brenda 1 orë e 30 minutash do të jenë shumë situata që prekin publikun. Është një rol që quhet Xhino. Është shumë naiv si personazh. Polic rrugor prej 6 muajsh. Ndodh një rast për të kapur një grup kriminal dhe aty vjen Maksi”, thotë aktori, Olsi Byliku.

Ky film e rikthen pas një kohe të gjatë në Shqipëri, aktorin e famshëm Nik Xhelilaj, që tashmë e ndan karrierën mes Turqisë dhe Gjermanisë.

“Mu krijua një boshllëk dhe qëlloi shansi që nuk kisha angazhime të tjera. Nuk kam plan konkret, por do jem në Shqipëri të paktëm deri në fund të këtij viti”, thotë Xhelilaj.

 Filmi me metrazh të gjatë, me regji të Aldo Markut pritet që të transmetohet në kinema në muajin dhjetor, ndërsa synon edhe platformat ndërkombëtare të kinematografisë.

“Ka në qendër një çështje që ka të bëje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dy protagonistët kryesorë janë dy dedektivë, që mundohen të zgjedhin këtë çështje kaq të komplikuar. Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku, Xhino dhe Maksi, janë sa të ngjashëm për nga dëshira dhe motivimi për të zgjidhur këtë çështje, janë dhe të kundërt për  sa i përket karakterit. Përveç skenave të aksionit, dozat e komedisë do ti japin edhe diçka mjaft interesante filmit”, tregon producenti ekzekutiv i filmit, Luan Aliu.

Një valixhe me një përmbajtje shumë delikate, grabitet në mes të ditës nga një grup mafioz. Xhino dhe Maks, dy detektivë të caktuar në mënyrë rastësore të punojnë me njëri tjetrin, kanë shumë pak kohë të zbardhin të vërtetën e ngjarjes dhe të zbulojnë se kush është mafiozi që fshihet pas grabitjes, si dhe përmbajtjen sekrete të saj. Të dy do kalojnë një seri aventurash dhe zbulimesh, ku ndërthuren mafia, pushteti dhe korrupsioni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?