Bota

Policë të armatosur vënë në karantinë 400 pasagjerë të Air India

27 Qershor 2019, 16:10| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 16:14

  • Share

Policë të armatosur vënë në "karantinë" 400 pasagjerë të Air India pas një kërcënimi të dyshuar për bombë në bord.

Boeing 777, po udhëtonte për në Newark në Shtetet e Bashkuara nga Mumbai përpara se të transferohej në aeroportin e Londrës në orën 9.50 të mëngjesit.

Një zyrtar i Air India tha për Reuters se piloti i avionit kishte marrë një telefonatë e cila lajmëronte për ekzistencën e një pajisje shpërthyese në avion

Me qindra njerëz në bord u evakuan dhe imazhet e kapura nga tel celularë tregojnë dhjetra oficerë policie që kontrollojnë bagazhet e dorës së pasagjerëve, të cilët u evakuuan me autobuzë në një zonë pritjeje brenda terminalit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?