Zv. Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i ftuar në studiom e emisionit “Përballje” nga Besmira Pelushaj, në Report Tv debatoi me ekspertët në lidhje me numrin e punonjësve të policisë të përfshirë në veprimtari kriminale. Ai nuk dha shifra, por garantoi se vetëpastrimi është një proces që po shkon paralelisht me reformën në radhët e bluve.
“Vetingu nuk është ndërprerë. Është proces që po vijon. Në momenton që ne flasim janë 84 dosje që po shqyrtohen nga AMP dhe në harkun e 120 ditëve do të japë vendime për secilin prej tyre. Kanë kaluar 90- 100 ditë dhe brenda pak ditësh besoj se do të kemi një rezultat për 40 dosjet e para. Dua të kujtoj që në momentin kur ligji I vetingut hyri në fuqi në 2018 2% e trupës policore dha dorëheqjen. Pra pati një lloj pastrami paraprak. Kemi një proces që po vijon dhe nuk është e vërtetë që është lënë pas dore" tha Hodaj.
“Mbase duhen ndryshime në ligjin dhe grada. Duhet parë ligji i gradave. Veting duhet të bëhet në nivelin e një hetimi parlamentar, të ngrihet një komision parlamentar me njerëz me integritet që të mos dijnë as për ministrin” sugjeron Artan Rexhepi
Trazhgim Sokolaj, zv Kryeredaktor në Report tv ngriti shqetësimin e bllokimit të gradave prej dy vitesh, që po shkakton vakum dhe nuk e ndihmon vetëpastrimin.
Duke qenë se ka më shumë se dy vjet që nuk bëhen ndryshimet në grada, nëse hapet procedura e gradave, mund të jenë janë 2400 efektivë – Nuk e kam me shifra të sakta por nga burimet e mija- që duhet të kalojnë nga inspektorët e agjentët e thjeshtë duhet të kalojnë në detyra më të larta dhe krijohet rreziku që struktura bazë të mbetet bosh për një numër të konsiderueshëm të qyteteve. Ky është problem serioz.
Zv/ ministri pranoi problematikën ndërsa shtoi se janë në proces të rishikimit të ligjit të policisë së shtetit.
”Ne jemi në një proces të rishikimit të ligjit të policisë së shtetit. Qoftë për prblemet që kemi hasur ne qoftë rekomandimet e ndërkomëtaërve. Ka pasur një situatë të mbartur sa i takon gradave kryesisht për nivelin zbatues. Nuk janë shifrat që thoni ju. Nuk janë as 1/5’ replikoi Hodaj.
Kreu i Sindikatës së policëve Sadedin Fishta kërkoi që të paguhet siguracioni u jetës për të gjithë punonjësit e policisë.
Lajmi kryesor:
16 punonjës të AMP e 60 policë përdorues të aplikacionit Sky! Gazetari Sokolaj zbulon shifrën! Eksperti: Droga në Tiranë shitet si rigon
S.G/ReportTv.al