Punimet në qendrën pritëse të emigrantëve në Shëngjin nga pala italiane kanë ecur me shpejtësi dhe kanë përfunduar, ndërsa në Gjadër janë drejt fundit dhe sipas zyrtarëve të vendit fqinjë, mund të mbyllen në fund të korrikut. Policia italiane thotë se në 2 qershor 20 efektivë nga departamentet e Napolit dhe Romës, mbërrijnë në Shqipëri për të mbikëqyrur dhe marrë në dorëzim godinën në portin e Shëngjinit e ku do qëndrojnë për një shërbim 30 ditor, duke organizuar punën me turne të pandërprera gjatë 24 orëve.
Sindikata e policisë italiane thotë se pagesa e efektivëve që do të qëndrojnë në Shëngjin, do jetë 100 euro në ditë, pagesë e përcaktuar në Itali për misionet ndërkombëtare. Shërbimet në terren do të koordinohen nga dy drejtues të policisë së shtetit italian, ndërsa misioni do ketë një drejtues të shtabit të policisë së Romës.
Ndërkohë qendra e akomodimit të emigrantëve nga vendet e treta në Gjadër do të menaxhohet nga një kontingjent i përbashkët prej 300 personash, ku 176 janë policë, ndërsa pjesa tjetër staf ndihmës. Sipas marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, brenda strukturave të Shëngjinit dhe Gjaderit do të zbatohet legjislacioni italian pasi konsiderohen territor italian, ndërsa për çka ndodh jashtë këtij territori, siç mund të jenë arratisjet, krimet, përgjegjësinë e ka policia shqiptare.
Po kështu edhe hoteli i ndërtuar posaçërisht nga inxhinierët ushtarakë italianë, 30 minuta larg Shëngjinit, e ku do qëndrojnë përfaqësuesit e palës italiane do të ruhet nga forcat shqiptare të sigurisë.
“Gjithçka që lidhet me kapacitet operative, fuqinë dhe kushtëzimet juridike të lidhura me faza të ndryshme të shërbimit, do të përcaktohet në marrëveshjet dypalëshe që po perfeksionohen”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
200 euro dita. 100 gjysëm dite.
Përgjigju2 qershor, festa e republikes italiane dhe marrja ne dorezim e kampit te Shengjinit,koincidence e cuditeshme dhe e dyshimte! Thank you very much Edvin Rama! T'a shperblefshim me koken tende sa me shpejt me vote!!
Përgjigju