Kronikë

Testi i drogës, 50 policët e Shkodrës dhe Elbasanit bëhen efektivët e parë që i nënshtrohen analizës

24 Nëntor 2021, 11:32| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 16:40

  • Share

Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano ky efektivëve do u bëhet testit i drogës ka gjetur zbatim thuajse menjëherë. Përzgjedhja e efektivëve për bëjnë e testit të drogës do të bëhet në mënyrë rastësore, ku duket se të përzgjedhurit e parë janë 50 efektivët e Policisë së Shkodrës dhe asaj të Elbasanit. Ata janë nisur ditën e sotme drejt Tiranë që do t’i nënshtrohen analizës për të treguar nëse janë apo jo përdorues të lëndëve narkotike.

Testimet në laboratorin privat do të kryhen çdo ditë nga 50 të tilla. Ndërsa gjatë ditës së enjte pritet të jenë edhe efektivë të Tiranës. Analiza e testit të drogës bëhet përmes urinës, që tregon praninë e substancave narkotike brenda 2 javëve nga dita e konsumimit.

Urdhri i kryepolicit Gledis Nano u dha dy ditë më parë, ndërsa testi i drogës do të bëhet në mënyrë periodike, ndërsa përzgjedhja e efektivëve që do i nënshtrohet do të jetë surprizë për ta.

Ky vendim erdhi si nevojë pas përfshirjes së një numri të lartë të punonjësve të policisë në aktivitete kriminale. Deri me tani, ky lloj testi është bërë për punonjësit e policisë vetëm kur kanë marrë emërimin për uniformën blu. Duke filluar nga ky urdhër e në vazhdim do të bëhet çdo vit, por me një kleçkë të vogël. Pavarësisht se një efektiv policie mund të rezultojë negativ në test, vetë struktura mund të ketë informacione në vazhdim se ai është konsumues i lëndëve narkotike dhe ritestimi i tij do të bëhet në mënyrë krejt rastësore dhe surprizë.

Kryepolici Nano e konsideron këtë test droge si mundësi të vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?