Policët në 'shënjestër', Hajdarmataj në Report Tv: Çdo kërcënim, sa do i vogël ndaj punonjësve të policisë nuk duhet neglizhuar

10 Qershor 2022, 13:04| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 13:20

  • Share

Ngjarjet e fundit kriminale të cilat kanë ndodhur në vend, nga të cilat, disa prej sulmeve janë drejtuar ndaj punonjësve të policisë kërkojnë vëmendje.

I ftuar në emisionin "Studio Live"  në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu ishte ish-drejtuesi  i policisë, Arben Hajdarmataj, i cili  diskutoi rreth ngjarjeve më të fundit kriminale ku disa prej tyre drejtuar punonjësve të policisë.

Hajdarmataj thotë se është e rëndësishme që të merret parasysh dhe të vlerësoshet çfarëdolloj kërcënimi ndaj punonjësve të policisë.

"Punonjësit e policisë kanë imunitet, por jo në raport me krimin. Unë do t'i konsideroja punonjësit e policisë në dy kategori: ata që  sulmohen për shkak të detyrës dhe kategoria tjetër për shkak të problemeve personale.  Çdo lloj indice sa do e vogël  ndaj policisë të konsiderohet me rëndësi.

Megjithëse në të gjitha rastet  ka kërcënime, dhe duhet të dimë si t'i me  menaxhojmë , ka forma të  ndryshme kërcënimesh reale ose jo, por që në çdo rast nuk duhen neglizhuar nga drejtuesit  e institucioneve. Krimi thuhet se është gjithmonë një hap para. Elbasani ka qenë problematik për shumë vite për shkak të pozicionit  gjeografik. Faktor është dhe p[politika, nëse politika është e përfshirë është vështirë goditja e tij", tha Hajdarmataj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?