Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë ku policia gjatë aksionit ka shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj. Basha shkruan se sipas tij dhuna ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Sipas kreut të PD dhuna është produkt i modelit të Ramës.
“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha.
Lajmi kryesor: