GREQI- Një polic në pension është mashtruar nga një klinikë bukurie që kap shifrën e gjysmë milioni. Pas përfundimit të karantinës, 70-vjeçari iu nënshtrua trajtimeve të vazhdueshme për një sëmundje autoimune, vitiligo.
Në reklamë, qendra e bukurisë kishte punonjëse që pozonin si mjekë dhe rekomandonin trajtime me laser, me premtimin se vitiligo do të zhdukej. Prej 3 muajsh ai kishte vazhduar trajtimin i cili nuk po jepte rezultat, prandaj foli me pronarin duke i thënë se nuk e përballonte më. Ky i fundit duke u hequr si mjek, i kërkoi edhe 90 mijë euro shtesë, madje duke i kërkuar që të shiste edhe shtëpinë që kishte në mënyrë që të mos e ndërpriste trajtimin.
Mirëpo, kjo e bëri policin që të dyshonte dhe për këtë arsye iu drejtua autoriteteve përgjegjëse. Ko bëri që qendra e bukurisë të ndryshonte sjellje kundrejt tij duke i thënë se do të gjendej një mënyrë për të vazhduar trajtimet dhe se nuk kishte arsye për të bërë ankesë. Megjithatë, pavarësisht kësaj polici në pension nuk u bind, shkoi te një avokat, i cili e këshilloi që të ngrinte një padi për të kërkuar gjysmë milionin euro që drejtuesit e qendrës së bukurisë i kishin marrë, me premtimin fals se do i kuronin vitiligon e tij.
*Vitiligo është një gjendje e lëkurës që ndodh kur qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës tuaj shkatërrohen. Këto qeliza, të quajtura melanocite, nuk prodhojnë më pigment të lëkurës, ose melaninë, duke bërë që disa zona të lëkurës tuaj të humbasin ngjyrën ose të zbardhen.