'Polici që arrestoi Bilbilin është hero', gazetari Qyno në Report TV: Të zbulohet kush e financonte atë në Tiranë

10 Prill 2020, 18:59| Përditesimi: 10 Prill 2020, 22:27

  • Share

TIRANË- Orgest Bilbili, i arrestuari sot nga efektivi i policisë në zonën e 'Xhamllikut', është një person me një të kaluar kriminale dhe mjaft të kërkuar nga policia që prej 2017, ndaj të cilit ishte vënë dhe një shpërblim prej 50 mijë euro për këdo që jepte informacion të saktë për këtë person. Gazetari Elton Qyno tha në Report Tv se aksioni i kapjes së tij ishte një sukses i madh për policinë dhe e gjithë merita është e efektivit hero, që nuk e lejoi të largohej, por e neutralizoi Bilbilin duke e qëlluar në këmbë.

"Sot është një sukses dhe i gjithi i takon efektivit të policisë që solli dhe arrestimin e këtij personi. Merita kryesore që ka bërë krenar jo vetëm Policinë e Shtetit, por dhe strukturave të tyre duke u dhënë dhe një mesazh krimit se policinë e gjejnë kudo pavarësisht koronavirusit,vëmendja e policisë nuk është shfokusuar nga elementët e krimit dhe krimit të organizuar. 50 mijë eurot e vendosura shpërblim unë mendojë se gjysma e tyre duhet t'i jepen policit hero që arrestoi Bilbilin. Nëse sot flitet për heronj janë pikërisht këto polici që përballem me krimin", tha Qyno.

I pyetur nëse duhet publikuar identiteti i policit hero, gazetari Qyno tha se kjo nuk duhet të ndodhë dhe u bëri thirrje të gjithë kolegëve të tij të mos e publikojnë pasi në këtë mënyrë  e vënë atë në rrezik përball elementëve kriminale.

"Nuk duhet publikuar dhe u bëj thirrje të gjithë kolegëve gazetarë që të mos publikohet as sot që jemi në hetime dhe as gjatë procesit gjyqësor . Të mos u jepet mundësi elementëve të krimit të hakmerren në mënyrë të ndryshme që përfshijnë jo vetëm kërcënimin me jetë, por dhe mënyra e lëvizje së postit të tij apo transferimet në rreth të tjera", tha Qyno.

Gazetari, i ftuar në studion e Report Tv pasi bëri një përmbledhje të ngjarjes dhe se kush ishte Orgest Bilbili (lexo këtu), ai tha se ka shumë rëndësi që hetimet të arrijnë të nxjerrin se nga kush financohej Bilbili në Tiranë, ku ia dha banesën që i paguante qiranë dhe kush financonte veprimtaritë e tij.

"Të gjitha pistat janë të hapura për të kuptuar se kush e ka ndihmuar financiarisht dhe kush i ka vënë në dispozicion banesë dhe ka financuar veprimtaritë e tij kriminale. Padyshim ka persona që e kanë ndihmuar, pasi nuk mund të ketë vepruar i vetëm në një kohë që ishte i kërkuar nga gjithë policia", tha Qyno.

Në lidhje se nëse vërtetohen akuzat ndaj Orgest Bilbilit sa mund të dënohet, gazetari Qyno u shpreh se "Nëse do të vërtetoheshin dy vrasjet e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, ai mund të dënohej 25-35 vite burg."

Komento

Komente

  • Tini: 11/04/2020 12:18

    Sakt, prer dhe bukur gazetari Elton Qyno. Kërkesën tënde duhet ta dëgjojnë mir kolegët tuaj. Të mbrohet polici hero. Bravo policia e shtetit. Hallall.

    Përgjigju
  • Gjeço: 11/04/2020 09:52

    Policit po i nxore armën, të qërron!

    Përgjigju
  • Luiza: 11/04/2020 08:17

    Gjith e kuptojn nga kush e ka mbeshtetjen ky kriminel,duket qarte qe i ka rrenjet thell ne mafian shteterore.Nuk flet askush nga politika per gjestin e policit hero,Rama uron 90 vjecaret per sherimin dhe asnje fjal per policin hero.Strukturat e shtetit nuk e dinin se ishte mes Tiranes?Ja sa i kapur eshte shteti nga mafia.

    Përgjigju
  • Ardi: 10/04/2020 22:22

    50 mije € i takojnë Policit. Dhe mos diskutoni më asnjë presje. Ai është heroi i policisë që ka aq shumë nevojë Shqipëria.

    Përgjigju
  • vali: 10/04/2020 21:59

    rrespekte per gazetarin qyno

    Përgjigju
  • lola: 10/04/2020 19:16

    doja te thoja ky bilbili vellai i k... del ne mes te tiranes ne kohe shteterethimi do te thote qe eshte shume k... po fare mendonte se ishte ne lushnje kta lloj monstrash jane shume vemje dhe jane budallenj me brire por gjithmone e gjejne hundeleshin mos sot neser.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?