Polici shantazhon qytetaren se do i publikonte fotot nudo kundrejt 3 mln lekëve, pezullohet nga detyra

7 Maj, 23:03| Përditesimi: 7 Maj, 23:11

  • Share

Policia e shtetit udhëron pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inpektorit të policisë I cili kishte shantazhuar një shtetase dhe i kishte marrë një shumë parash për të mos i publikuar fotot.

Rasti u denoncua në emisionin investigativ "Fiks-Fare", në Top Channel.
 

Drejtoria e  Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit  me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në zbatim të Nenit 222, pika 8 të Rregullores së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë,  Inspektor J.K, me detyrë trup shërbimi për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të  Policisë Shkencore  dhe ndaj tij ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë. Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë, informoi policia.

Këtë të martë emisioni investigativ në Fiks Fare solli rastin e një zonje e cila është shantazhuar nga një punonjës i Policisë së Shtetit, i cili bashkë me të shoqen i kanë marrë qytetares 3 milion lekë të vjetra.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Irdi: 08/05/2024 00:52

    Pse masa ndeshkuese eshte pezullim nga detyra pse nuk eshte arest me burg si cdo qytetar qe dol sot per te njejten shkelje

    Përgjigju
  • Iliri: 08/05/2024 00:16

    Jo të pezullohet por të arrestohet në vend,është krim penal estorsion shantazh.Ky rast në të gjitha vendetta e botë ka arrestohet me burg të menjëhershëm, n.q.s nga titulli është e vërtetë.

    Përgjigju
    • Ronaldinho: 08/05/2024 23:20

      Shum turpe ky nuk do vetem ta heqesh nga puna por do litarin i degjeneruari ky veprim esht me keq se nje krim !!!

    • Xcvb: 08/05/2024 10:20

      Po po te arrestohet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?