Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion në 11 Call Center në Tiranë. Nga aksioni i policisë, tre prej tyre janë gjendur me shkelje dhe dyshime për mashtrime të qytetarëve me Forex. Në Prokurorinë e Tiranës janë referuar administratorët, ndërsa hetimet do të kryhen për veprat penale mashtrim, fshehje të ardhurash si dhe mos pagim taksash. Ndër pronarët e Call Center dy prej tyre janë italianë.
Në Shqipëri janë shtuar si kërpudhat call center që shërbejnë si ndërmjetësuese mes qytetarëve që duan të investojnë dhe të futen në tregjet financiare, dhe bankave, që ndryshe quhen kompani brokerimi. Tregu më i madh financiar në botë që ofron mijëra burime investimesh (çiftet e monedhave, ar, aksione në naftë apo indekse të bursave të ndryshme), është Forex, që përfshin edhe tregun e bursave, edhe të mallrave edhe të monedhave, dhe dyshohet se pikërisht nën këtë logo luajnë edhe shumë kompani fantazmë të hapura në Shqipëri, që kryesisht mashtrojnë qytetarë të huaj.
Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për të verifikuar në terren këtë treg të paligjshëm, të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë, pra të palincencura. Këto shoqëri që maskohen si ligjore, joshin të huajt nëpërmjet skemave të mashtrimit të investojnë para që kalojnë në llogari të përgjumshme bankare, me premtimin se për një periudhë të shkurtër kohore, investimi i tyre do të shumëfishohet.
Arrestojini keta plehra. ...se vodhen dynjane...
Përgjigju