Policia 'aksion' në Durrës për hapësirën publike në plazhe, sekuestron 400 komplete me çadra dhe shezlongë (VIDEO)

8 Korrik 2022, 09:05| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 09:08

  • Share

DURRËS- Policia e Durrësit kanë shtuar kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Si rrjedhojë, janë proceduar penalisht 5 administratorët subjektesh dhe ka sekuestruar 400 komplete me çadra dhe shezlongë pa leje.

Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TOMOR Labi: 08/07/2022 10:50

    Po nga golemi kur do pastrohen plazhet apo kur te mbaroj sezono?Ju mirpresim se mbetem brenda ne shtepi.

    Përgjigju
    • Andi: 08/07/2022 11:44

      Shko bej denoncim, mos bej gam gam ketu

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?