Policia e Lezhës ka zhvilluar pasditen e sotme një aksion në dalje të qytetit. Mësohet se efektivët e policisë kanë ndaluar një automjet tip ‘BMW’, dhe kanë arrestuar shoferin, pasi iu gjet kokainë, gati për shitje.
Sakaq, burime për Report Tv bëjnë me dije se fillimisht drejtuesi i automjetit, Shaqir Veseli nuk ka ndaluar, duke përplasur makinën e policisë, ndërsa më pas efektivët e kanë neutralizuar duke i vënë prangat.
Mësohet se gjatë kontrollit në automjet Veselit iu gjet kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.
Policia e Lezhës përmes një njoftimi zyrtar pas aksionit, tha se Veseli përplasi makinën e efektivëve duke iu rrezikuar jetën. Në përfundim të veprimeve, efektivët bënë arrestimin në flagrancë të Shaqir Veselit, 27 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Lidhur me rastin në fjalë, Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Kundërshtimi i punonjësit të Policisë".
Policia e Lezhës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin që u zhvillua në dalje të qytetit. Mësohet se është arrestuar një person, pasi iu gjet kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Blutë e Lezhës njoftojnë se në bazë të informacioneve të siguruara, ndaluan një automjet tip 'BMW'. Drejtuesi i makinës nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, duke përplasur makinën e efektivëve.
Në përfundim, Policia njofton se neutralizoi drejtuesin e automjetit Shaqir Veseli, duke i sekuestruar drogën në makinë.
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, bën me dije se blutë e qytetit kishin informacion se disa persona që qarkullonin me makinë posedonin lëndë narkotike.
Pas marrjes së informacioneve, ata ngritën postbllok në superstradën drejt Laçit, në dalje të Lezhës.
Pasi u ndaluan nga policia, një prej personave në makinë tentoi të largohej, ndërsa u neutralizua nga efektivi që qëlloi me armë në ajër gjatë operacionit.