Kronikë

Policia aksion në Tiranë, kontrolle për parandalimin e aksidenteve rrugore

8 Qershor 2018, 16:31| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 17:06

  • Share

Policia rrugore në Tiranë në orët e para të mëngjesit është fokusuar në kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas për përdorimin e alkoolit, si një nga kategoritë e mjeteve ku rrezikshmëria është tejet e lartë nese përfshihen në aksidente rrugore.

Sipas konstatimeve të bëra nga policia, u testuan 68 mjete të transportit publik dhe nuk rezultoi asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Pas kontrolleve në Njesinë Administrative Nr.7 u konstatuan në disa shkelje rrugore dhe u proceduan administrativisht. 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor. 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara. 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?